U përfshi në sherr me Erion Mekën? Reagon deputeti nr.2 në listën e PS në Durrës

19/04/2021 18:32

Pas një lajmi të publikuar në media se kandidati për deputet nr. 2 në listën e PS në Durrës është përfshirë në një sherr me kandidatin tjetër Erion Meka, në një nga zyrat elektorale të plazhit, vjen reagimi i deputetit Alban Xhelili.

Përmes një statusi në rrjete sociale Xhelili shkruan se është një lajm totalisht i rremë dhe joprofesional, pretendimi se është përfshirë në një debat me mikun e tij, Erion Mekën.

“Sapo është shpërndarë një lajm totalisht i rremë nga media tërësisht joprofesionale, ku pretendohet se jam përfshirë në debat me mikun tim dhe kandidatin e PS Durrës Erion Meka”, shkruan Xhelili.

Top Channel