Rusi/ Policia i bën thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në protestat në mbështetje të Alexei Navalny

19/04/2021 14:25

Ministria e Brendshme Ruse u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos marrin pjesë në demonstratat e planifikuara të kësaj jave në mbështetje të kritikut të Presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny.

Shëndeti i këtij të fundit është përkeqësuar si rezultat i grevës së tij të urisë, por tashmë ai është transportuar në një spital të burgut dhe gjendja e tij paraqitet e mirë.

“Çdo agresion nga pjesëmarrësit e paautorizuar në tubimet publike, veçanërisht përpjekjet për të provokuar konflikt me zyrtarët e zbatimit të ligjit, do të konsiderohet një kërcënim për sigurinë publike”, tha ministria.

Ministria Ruse e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në demonstrata të paautorizuara dhe të mos dalin në sheshet dhe rrugët që organizatorët kanë caktuar si vende të demonstratave për ditën e organizimit të tyre.

“Rreziku i infektimit me koronavirus rritet me tubimet masive. Ministria e Brendshme Ruse dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit nuk do të lejojnë destabilizimin dhe do të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur rendin në zonat në të gjithë vendin”, tha ajo.

Ministria siguroi që të gjithë shkelësit do të arrestohen dhe do të mbajnë përgjegjësi. Gjithashtu u bëri thirrje rusëve që t’u kërkojnë të afërmve të mitur të mos marrin pjesë në protesta.

Dje, aleatët e Navalny thanë se jeta e tij po varej nga një fije dhe njoftuan planet për protestat më të mëdha, siç shpresojnë të jenë të mërkurën, në historinë e Rusisë moderne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA