Rama nga Pogradeci: Saliu dhe Iliri, ‘mblesët’, Basha është dhëndri që duhet deri më datë 25 prill

19/04/2021 17:39

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhej këtë fillim jave në Pogradec ku ka zhvilluar një takim me qytetarë të shumtë të këtij qyteti.

Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat për Presidentin e vendit, Sali Berishën dhe kryedemokratin Basha.

Rama: E kemi jetuar kohën kur gjenerali hynte nëpër qendrat e qytetit dhe ja shtronin rrugën me sheqer. Ju thoshte pse duhet të lodheni, ja ku më keni mua. Burrave ju thoshte dilni kafeneve dhe kuvendoni, grave ju thoshte rrini e bëni muhabet. Më jepni 100 unë ju jap 200, çdo javë më jep një të jap dy, por ja që hyri shqiptari në një qerre marrëzie, e shit bagëti, e shit shtëpinë e vjetër për të bërë të renë me paratë e Rrapushit, e dil kafeneve, e dil restoranteve, kur një ditë të bukur erdhi radha e këstit tjetër s’kishte më dy kishte vetëm ato dy gishtat në sy e u bënë shqiptarët si ato pulat që hidhen përpjetë. E sa vite u deshën më pas e kush e solli gjeneralin, e solli politika, atë që sot solli një dhëndër, me dy gishta.

Nuk thotë sa shumë punë na duhet të rezistojmë dhe të punojmë pa pushim, jo ai thotë si e keni hallin, as mos ma thoni fare unë i di të gjitha hallet. Ja ti, që ke gjithë kohës sheh këtë vajzën dhe ai të thotë ty mos prit fejohu se lekët ti gjej unë, bëni fëmijë. Ndërkohë që një çifti të vjetër i thotë jeni mërzitur? Ndahuni, se ju mbaj unë. Ti vetëm më jep nji (votën) se unë t jam dy. Më jep ti votën dhe ty xhaxha do të rris pensionet. Po ku do i gjej këto lekët? Një llogari thotë se për ato premtime duhen 3.4 miliardë. Nuk vijnë fare dhe kush ta hajë ta hajë e shihemi me tramvajin e Tiranës. Ata e bëjnë sapunin për djathë, merr sapun e kënaqu që po ha djathë e kur të gurgullojë stomaku thuaj ujë me gaz. Janë gjëra që kanë ndodhur, dhe më thonë mua pse i vë kusht ndahu nga Iliri dhe Saliu.

Është shumë e thjeshtë sepse Saliu dhe Ilir janë mblesët ky është dhëndri që duhet deri më datë 25, mbas 25 janë ata se ata e kurdisin Lulin, keni parë në një kohë kaq të shkurtër të bëjnë si Batmani, tani nga ana tjetër ju bën të gjithëve ‘nina nana’ vetëm të flejnë gjumë. Vetëm më jepni votën e kur të zgjohuni nga gjumi të gjitha do ti keni gati.

Boll më duke ja nxirë nënave në shtëpia dhe brenda një ditë bëjnë 15 punë dhe hapin TV dhe duhet të mbrojnë politikanët që zihen. Duhet që të gjithë energjinë ta vëmë në atë planin që pati Perëndia kur pa këtë copë toke dhe e qëndisi me pëlhurë magjike.

Top Channel