Rama nga Korça: Niko mblodhi pikat e shiut dhe i solli këtu, ju do i ktheni në breshër në kutitë e 25 prillit

19/04/2021 19:50

Takimi elektorali i PS që u mbajt këtë të hënë në Korçë nisi në një mënyrë tepër të veçantë, me një prej këngët më të bukura korçare, “Dua më shumë Shqipërinë”.

Duke brohoritur “na jepni 7”, Kryeministri Rama i bën thirrje të gjithë korçarëve që të votojnë PS dhe ju premton që në 4 vitet e ardhshme do të bëjë shumë për Korçën.

“Po nuk filloi pak shi kemi një problem, Nikua me gjithë fjalët e tij duke bredhur me sytë e imagjinatës në këtë qark fantastik i mblodhi pikat e shiut i solli këtu dhe ju së bashku me të tjerët do ti ktheni në breshër në kutitë e 25 prillit”, tha Kryeministri më tej.

Rama: Dua të flas për pakënaqësinë, jam i bindur që s’ka korçarë, sidomos korçarë që ta meritoj këtë titull po s’pati kënaqësi. Dua të flas si njeriu më i pakënaqur që ju mund të takoni, e dini pse? Sepse unë besoj shumë fort, besoj me të gjithë forcën e zemrës dhe mendjes që maja që unë kam parë me sy hapur Shqipërinë që të lë emigracionin dhe të vij këtu ti futem politikës është maja dhe misioni ynë.

Me durim të madh i them vetes: duhet të vazhdoj përpara, sepse nuk mjafton. U befasova, nuk kam qenë kurrë në këtë stadium të Korçës, ky stadium nuk është një stadium që mund të rri dhe shumë gjatë, po na dhatë 7 stadiumi i ri i Korçës do jetë një tjetër gurë që do i shtohet punëve të mira që kemi bërë. Na jepni 7, na jepni 7, dhe ju jap fjalën që në 4 vitet e ardhshme se pavarësisht keni krijuar xhelozi lart e poshtëm, shumë thonë: Pse të tëra Korça do i marri. Në 4 vitet e ardhshme ne do bëjmë më shumë për Korçën.

Top Channel