“Për universitetet…”/ Rama nga Pogradeci: 5 mijë euro emigrantëve që duan të investojnë në shtëpinë e gjyshit

19/04/2021 16:48

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci ka thënë se qeveria do të japë 5 mijë euro për çdo emigrantë që do të kthehet në vendin e tij për të ‘hapur derën e shtëpisë së gjyshit e babit, për ta kthyer në bujtinë”.

Rama: Kemi vendosur të japim 5 mijë euro emigrantë që dëshiron të investojë kursimet e bëra për të hapur derën e shtëpisë të gjyshit dhe ta kthejë në një bujtinë. Do ti japim mundësi të kenë një amnisti fiskale, të vijnë ti sjellin këtu në bankë pa kërkuar asnjë llogari mjafto të mos jenë lekë të pista. Çdokush që do të marr përsipër të bëjë këtë gjë do të përfitojë nga shtëpia e babës.

Kreu i qeverisë tha më tej se qeveria ka vendosur që ti vërë në dispozicion universiteteve një shumë nga buxheti për të shtyrë të gjithë të rinjtë e të rejat dhe universitet në Shqipëri të kthehen në universitete me programet e universiteteve të huaja.

Rama: Ne do të investohemi për ta çuar në një nivel tjetër punën tonë dhe në një nivel tjetër situatën e kushteve dhe të mundësive për vajzat dhe djemtë që shkojnë në shkollë dhe universitete. Kemi nisur me ndërtimin e qendrave të inovacioneve, gjuhën e kodeve për të hyrë në tregun e madh botërore ku mund të hysh pa lëvizur fare nga shtëpia duke hyrë në tel tënd apo PC dhe duke u bërë aktor në atë treg. Kjo është një ëndërr që ne e shohim me sy hapur dhe është një ëndërr që ne mund dhe do ta realizojmë. Këtu në Shqipëria kemi vajza dhe djem që punojnë në tregun global pa lëvizur nga vendlindja e tyre. Njerëz që kanë gjetur vet rrugën, të fitojnë mbi 1 mijë euro. Kemi vendosur që universiteteve tu vëmë në dispozicion një shumë nga buxheti i shtetit dhe ti shtyjmë ata duke vënë të gjithë marrëdhëniet tona ndërkombëtare që të gjitha universitet të kthehen në universitete me programe universitetesh të huaja, të binjakëzohen me universitet e huaja. Për të fituar diplomën e barabartë më shokët tuaj jashtë shtetit.

Top Channel