“Mbajeni mend, po vjen epoka e referendumit”/ Meta: Opozita ka mbi 90 mandate, komisionerët të japin jetën për të mbrojtur votën!

19/04/2021 13:30

Presidenti Ilir Meta në një konferencë urgjente për shtyp tha se shumë shpejt kryeministri Edi Rama do të japë llogari për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve.

Meta u shpreh i sigurt se këto zgjedhje janë të humbura për PS, dhe se opozita i ka të sigurta mbi 90 mandate.

Meta tha se ai vetë do të jetë i pranishëm për të monitoruar procesin e votimit.

Meta: Si rezultat i kapjes së shtetit, janë vënë dhe i ka marrë PS, unë nuk e kam Meta mbiemrin, por Metaj. Nuk mund t’i përgjigjem asnjë pyetje në në një shtet ku ka vetëm dy institucione, Presidenti , heroik,me qetësi dhe trimëri dhe populli i Shqipërisë, ne do kemi vazhdimisht konferencë për zgjedhjet, u kam thënë shqiptarëve që do bëjmë çdo gjë kundër kapjes së shtetit. Çdo gjë mund të bëhet kurban, po kurrë shteti dhe demokracia, kush do të bëhet kurban për armiqtë e Shqipërisë dhe bandën e Astirit le të bëhet.

Unë jam me shqiptarët , duan të na mbushin mendjen se sondazhet janë aty aty, të gjitha ato janë të blera nga Rama. Opozita ka mbi 90 mandate , po të dojë le ti shesë, por nuk e lë Ilir Meta ta bëjë këtë gjë, dhe Vlora do ja bërë fora do jenm atje ta ndjek vete procesin , komisionerët opozitarë të japin jetën për të mbrojtur votën. Larg duart nga zgjedhjet.

Nuk ka më pengmarrje ne 25 prill, 2 marsi atje. Shumë shpejt do kemi zhvillime se do thërras dhe trupin diplomat.

Top Channel