“Babi mos pi më, ç’ke me gruan e tjetrit”, Meta ngre zërin: Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël…

19/04/2021 18:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka treguar se patronazhistët i ngacmojnë edhe pikën e dobët, vajzën e vogël duke i dërguar mesazhe në telefon.

“Patronazhistët më dërgojnë vajzën e vogël që e dinë se e kam pikë të dobët. Patronazhistët i thonë vazhdimisht vajzës “thuaji babit të qetësohet, ka pirë shumë, të ruajë figurën e presidentit”. Të ruaj unë figurën e presidentit kur të gjithë janë nën survejim, kur të gjithë politikanët janë nën survejim dhe u bëjnë shantazh. Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë për Republikën e Shqipërisë dhe për kombin tonë”, u shpreh Presidenti Meta në fjalën e tij.

Në nisje të konferencës për media, Presidenti publikoi sms të biznesmenit Erion Mane, sipas së cilit është gjobitur vetëm sepse ka postuar në ‘Facebook një foto të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Në Presidencë, biznesmeni ka publikuar bisedën me të cilin pretendon se është Blendi Gonxhe drejtori i DPSHTRR, në varësi të së cilit ishte dhe biznesi i tij si një agjenci turistike. Biznesmeni shprehet se ai është gjobitur me gjoba të njëpasnjëshme, vetëm për faktin se ka postuar foton me Kryemadhin dhe se prej kohësh është mbajtur në vëzhgim.

Top Channel