Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës						
								
			Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jep detajet për 24 orët e fundit mbi situatën e covid.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2652 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.
 Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë. 
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (16 Prill 2021)
Raste të reja ditore        179
Të shëruar në 24 orë     587
Të shtruar në spitale      182
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                2652 
Testime totale            602,322
Raste pozitive             129,307
Raste të shëruara        100,600
Raste Aktive                 26,370
Humbje jete                  2,337
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   	19031
Fier      	2241
Durrës  	1131
Gjirokastër 981
Shkodër  	916
Korçë   	712
Vlorë     	504
Dibër    	327
Kukës    	282
Elbasan  	198
Lezhë     	25
Berat    	22
Top Channel