Zjarr i madh në zonën e Manatisë dhe Barbullonjës në Lezhë, rrezikohen banesat

01/10/2026 21:27

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Manatisë dhe Barbullonjës në Lezhë.

Flakët janë përhapur në ferra dhe shkurre në një perimetër të madh, duke rrezikuar banesat.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit.

Top Channel