Politikani shfaqet ‘nudo’ në Zoom, gjatë takimit me kolegët (Foto)

15/04/2021 16:46

Një politikan kanadez u shfaq ‘nudo’ në një takim ‘online’, pasi tha se kamera u hap aksidentalisht.

Pandemia detyroi punonjësit të bëjnë takime virtual dhe që atëherë kanë qenë të shumta incidente të tilla, që janë bërë virale. Tani “ishte radha” e një politikani liberal në parlamentin kanadez, i cili u shfaq pa rroba në kamera.

Ky ishte një gabim për të ardhur keq“, tha William Amos. “Videoja ime u ndez aksidentalisht ndërsa po ndryshoja rrobat e mia të punës pasi erdha nga vrapi”, tha ai.
Një foto e publikuar tregon Amos përballë kamerës teksa mban celularin në pjesën intime. Ai qëndronte pranë një tavoline, midis flamujve të Quebec dhe Kanada.

Amos tha se ishte “në siklet” nga incidenti, të cilin ai e përshkroi si një “gabim që nuk do të ndodhë më”.
Unë sinqerisht u kërkoj falje kolegëve të mi në Dhomën e Komunave për këtë shpërqendrim të paqëllimtë“, tha ai në deklaratën e tij.

Top Channel