Marina e SHBA publikon pamjet e armës lazer që rrëzon dronët nga ajri (Foto-video)

15/04/2021 20:50

Një armë lazeri e aftë të rrëzojë dronët fluturues është dislokuar nga marina e SHBA, edhe pse fillimisht vetëm për qëllime demonstrimi.

Deri tani shumë pyetje ishin ngritur nëse armët e lazerit do të bëheshin ndonjëherë efektive në teknologjinë moderne të luftë, disa prej të cilave iu dha përgjigje nga zyrtarët në event.

Demonstratori i armës së lazerit 150-kilowatt, i instaluar në luftanijen USS Portland u përdor për të neutralizuar me sukses një mjet ajror pa pilot në 16 maj 2020, kur u zhvillua testi i parë i një mjeti të tillë.

“Duke kryer testet e avancuara të armëve lazer ndaj mjeteve të vogla ajrore, ne kemi përftuar njohuri të vlefshme për kapacitetet e tyre kundër kërcënimeve të ndryshme,” tha kapiteni Karrey Sanders.

Arma e krijuar nga kompania Northrup Grumman, do të instalohet në mjetet amfibe të marinës dhe është pjesë e një rangu armatimesh të tilla që marina shpreson të dislokojë në të ardhmen.

FOTO GALERI
3/3
Arma e krijuar nga kompania Northrup Grumman, do të instalohet në mjetet amfibe të marinës

Top Channel