Në Korenë e Jugut është regjistruar rritja më e madhe e të sapo infektuarve me koronavirus gjatë tre muajve të fundit.
Agjencia për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve theksoi se janë konfirmuar 731 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Kjo do të thotë se në Korenë e Jugut deri më tani janë regjistruar 11.419 raste të infektimit, si dhe 1.782 raste të vdekjes.
Rritja e numrit të njerëzve të infektuar vjen derisa kritikohet procesi i ngadaltë i imunizimit kundër koronavirusit, si dhe njerëzit po përdorin gjithnjë e më shumë motin e mirë për të qëndruar jashtë.
Zyrtari shëndetësor Yoon Taeho tha se lëvizja e shtuar fundjavën e kaluar ishte provë se vigjilenca e qytetarëve të Koresë së Jugut ishte lehtësuar dhe se masat më të ashpra do të diskutohen në ditët në vijim.
Top Channel