Burgoset gardiania ‘qejflie’ për marrëdhënien me grabitësin në burgun e sigurisë së lartë në Britani (fotot)

14/04/2021 15:49

Një gardiane burgu 22 vjeçare është burgosur për 10 muaj në Britani pas një marrëdhënieje “flirtuese” me një të burgosur të sigurisë së lartë, kur oficerët i gjetën numrin e tij të telefonit të shkruar me bojë në kofshë.

Scarlett Aldrich ishte 20 vjeçe kur kishte shkruar me boje numrin e të burgosurit të rrezikshëm, në këmbën e saj.

Shefat u skandalizuan nga homazhi që vajza i bënte të burgosurit, të emëruar vetëm si Jones, dhe u detyrua të kryente një ekzaminim mjekësor.

Asokohe Aldrich, nëna dhe njerku i së cilës janë të dy oficerë policie, ishte një anëtare e besuar e stafit të burgut të sigurisë së lartë Full Sutton, pranë York.
Ajo ka pranuar shkelje të kodit të sjelljes dhe të futjes ilegalisht të celularit në burg.

Dje Aldrich, tashmë 22 vjeçe, u burgos për dhjetë muaj por gjykatësi John Thackray dha po jep gjysmën e dënimit të pezulluar, pasi “burgimi yt do të kishte pasoja të rënda për ty dhe të dashurit e ty”.

Ai tha: “Ti lejove që merreshe në kontroll nga ai, duke rrezikuar sigurinë tënde dhe atë të burgut. Kjo ndodhi në një burg të sigurisë së lartë ku celularët dhe kartat SIM përdoren si valutë ilegale, reflektojnë pushtet dhe prishin jetën e institucionit”.

Dyshimet kishin lindur 2019 kur Aldrich e Jones shiheshin që bisedonin për orë të tëra në orët mësimore të burgut.

Prokurori Ayman Khokar tha: “Raportohet se kur e akuzuara hynte në ‘workshop’, përshëndetej me rojet dhe më pas ulej me Jones për të biseduar më shumë se një orë”.

Këto vizita u bënë gjithnjë e më të shpeshta sipas komenteve të të burgosurve dhe megjithë kritikat e kolegëve, Aldrich nuk ndryshoi sjelljen e saj flirtuese me të burgosurin.
Por pas zbulimit të celularit të të burgosurit atë u gjetën mesazhet e anëtares së stafit të burgut që i shkruante: “Sonte vjen Abi dhe nuk të marr dot. Më ka marrë malli shumë. Të puth fort.”
Në shtator 2019, Aldrich u pezullua dhe pranoi marredhënien që kishte nisur pas ndarjes nga ish-i dashuri i saj. Ajo tha se nuk kishin pasur aktivitet seksual apo kontakte të tjera fizike në ambjentet e burgut.

FOTO GALERI
3/4
Dyshimet kishin lindur 2019 kur Aldrich e Jones shiheshin që bisedonin për orë të tëra në orët mësimore të burgut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA