3 të vdekur e 9 të humbur nga përplasja e transportueses me peshkarexhën në detin Arabik (fotot)

14/04/2021 15:14
Transportuesja pas përplasjes ndaloi për t’i ardhur në ndihmë ekuipazhit të anijes më të vogël.

Transportuesja APL Le Havre, me flamur të Singaporit është përplasur me anijen indiane të peshkimit Rabah rreth mesnatës në detin Arabik, 43 milje detare larg Mangalore.

Si rezultat i përplasjes, tre persona u vranë dhe nëntë janë shpallur të humbur. Dy anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar nga roja bregdetare indiane dhe kërkimet për të tjerët ende vijojnë. Pas incidentit roja bregdetare indiane ka nisur operacionet ajrore e detare të shpëtimit ku janë përfshirë anije e avionë.

Një total prej 14 anëtarësh ekuipazhi ishin në bordin e peshkarexhës. Transportuesja pas përplasjes ndaloi për t’i ardhur në ndihmë ekuipazhit të anijes më të vogël.

Aktualisht APL LE HAVRE raportohet se ka vijuar lundrimin e saj pasi i la e lirë nga operacionet e shpëtim kërkimit.

FOTO GALERI
2/3
Incidenti ndodhi prane brigjeve indiane

Top Channel