Turqia në krizë ekonomike/ Të gjithë ‘të çmendur’ për Bitcoin

13/04/2021 22:57

Çajtorët në Turqi janë të kudondodhur ndërsa pirja e një gote çaj është një traditë otomane që zgjat prej shekujsh.

Por, në një prej tyre, në Çorum, pronarët kanë një këmbë në të shkuarën dhe një në të ardhmen, ajo është e vetmja në vend ku klientët mund të paguajnë me Bitcoin.

Lira turke ka rënë në mënyrë drastike, muajin e kaluar, pasi presidenti Recep Tayip Erdogan, mori vendimin shokues për të shkarkuar nga detyra guvernatorin e bankës.

Banka është tani nën drejtimin e guvernatorit të katërt të saj në më pak se dy vite dhe lira ka humbur thuajse gjysmën e vlerës së saj që nga kriza e monedhës në 2018. Inflacioni arriti një nivel rekord në mars, prej 16.19 për qindësh, shumë më e lartë kjo shifër se 5 për qindëshi i shënjestruar dhe papunësia mbetet e lartë, në 12.2 për qind.

Dhe e gjithë kjo trazirë ekonomike më e fundit, ka çuar në rritjen e kriptomonedhave në vend, me investitorët që shpresojnë të përfitojnë prej tyre dhe të mbrohen nga inflacioni.

Edhe kërkimet e turqve në Google për kriptomonedhat kanë shënuar një rekord këto kohë. Bitcoini ndërkaq ka shënuar një rekord të ri duke u këmbyer me afro 62 mijë dollarë, dhe kjo ka bërë që interesi për monedhën digjitale të rritet në të gjithë botën. Investitorët dhe kompanitë kanë nxituar të kthejnë sytë prej saj pavarësisht paralajmërimeve për luhatjet e Bitcoinit.

Top Channel