Shpërthimi vullkanik islandez në Geldingadalir/Meradalir vijon të lëshojë llavë nga zemra e tokës, ndërsa tashmë ka nisur të prodhoja dyfishin e masës së gazit që lëshonte në fund të muajit të shkuar.
Tre kratere të reja llave janë hapur më 4, 5 e 10 prill dhe të tjerë pritet të hapen në eventin madhor që nuk dihet se si, apo kur mund të përfundojë. Linja e kratereve të mundshme është pak më shumë se një kilometër dhe erupsioni mund të vazhdojë me muaj, ndoshta me vite, sipas studiuesve.
Ndërkohë turistët vijojnë të vërshojnë ne vend për tu mahnitur nga forca dhe bukuria e natyrës, dhe autoritetet monitorojnë vazhdimisht situatën për të ruajtur sigurinë e tyre.
Në galerinë e mëposhtme jepen panoramat më të fundit nga eventi dhe rrethinat …
Top Channel