Nis muaji i shenjtë Ramazanit/ Pamje frymëzuese nga lutjet kolektive në Mekë dhe në botën arabe

13/04/2021 15:43

Muslimanë në të gjithë botën kanë shënuar sot hapjen e muajit të shenjtë të Ramazanit me lutjet masive, edhe pse duke ruajtur distancën shoqërore, në kontrast të thellë me një vit më parë kur periudha e përuljes e reflektimit të thellë shpirteror koinçidoi me nisjen e pandemisë botërore.

Vitin e kaluar Xhamia e Madhe e Mekës ishte e zbrazur dhe muslimanët celebruan të izoluar, ndërsa këtë vit Meka ishte shënuar për ruajtjen e distancës mes besimtarëve para Kabës – vendit më të shenjtë të fesë islame.

30 ditët e agjerimit do të shënojnë kohën kur libri i Kuranit iu dha profetit Muhamed.

Çdo mbrëmje pas perëndimit të diellit besimtarët muslimanë do të ulen për të thyer agjërimin së bashku, me ushqim dhe me lutje, edhe pse sivjet masat e kufizimeve të pandemisë do të mbeten në fuqi.

Në Indonezi, vendi me popullsinë muslimane më të madhe në botë, qeveria po shpërndan vaksinat e koronavirusit dhe po lehtëson kufizimet.

Në galerinë e mëposhtme të përgatitur nga britanikja DailyMail, jepen momente nga hapja e sezonit të lutjeve solemne në të gjithë botën arabe …

FOTO GALERI
1/32
2020 (majtas) dhe prill 2021

Top Channel