Kanye West pranon se martesa me Kim Kardashian përfundoi, edhe pse kërkon tjetër gjë…

13/04/2021 11:23

Kanye West i është përgjigjur letrave të divorcit që Kim Kardashian paraqiti dy muaj më parë.

Revista “HollywoodLife” shkruan se 43-vjeçari mori dy muaj kohë për të pranuar divorcin dhe gjatë kësaj perriudhe është përpjekur të rregullojë marrëdhënien me Kim, për të shpëtuar martesën.

Kanye shpresonte se gjatë kësaj kohe do të mund të rregullonte gjërat“, zbuloi një burim i afërt me reperin. “Është e qartë se kjo nuk po ndodh, dhe ai më në fund e ka pranuar ndarjen. Rrethi i tij i ngushtë e nxiti të punësonte një avokat të mirë dhe ta zgjidhte këtë një herë e përgjithmonë dhe fatmirësisht ai më në fund dëgjoi arsyen“, shton burimi.

Më 9 Prill, avokatët e Kanye paraqitën dokumente që kërkojnë kujdestari të përbashkët për fëmijët e tyre. 40-vjeçarja, gjithashtu kërkoi kujdestarinë e përbashkët të North, Saint, Chicago dhe 1-vjeçarit, Psalm.

Shqetësimi i tij kryesor është marrja e të drejtave të barabarta për të parë fëmijët e tij“, shpjegoi burimi. “Kjo nuk është diçka që Kanye dëshiron. Nëse do të ishte në dorën e tij, ky divorc nuk do të ndodhte, kështu që ndërmarrja e këtij hapi ishte shumë e dhimbshme për të. Por, ai nuk ka asnjë mundësi tjetër“.

 

FOTO GALERI
1/16
Kim Kardashian konsiderohet si "beqarja milionere më e kërkuar" pas kërkesës së divorcit nga Kanye West.

Top Channel