Adhuruesit kërcejnë me kafka njerëzore për zotat Hindu, në festivalin e të korrave në Indi (fotot)

13/04/2021 19:19

Besimtarët kërcënin sot me kafka njerëzore në duar në rrugët e qytezës Bardhaman në Indi, si pjesë e festivalit tradicional për të kënaqur një prej zotave Hindu.

Foto të pazakonta tregonin rezidentët e qytetit duke marshuar nëpër rrugë me veshje shumëngjyrëshe ornamentale, dhe me disa kafka njerëzore në duar.

Besimtarët e devotshëm Hindu mbanin gjithashtu një shpatë për celebrimet e festivalit Gajan që mbahet çdo vit në këtë kohë, në rajonin e Bengalit Perëndimor.

Spektatorët dilnin në dyert e shtëpive ose dyqaneve të tyre, duke regjistruar me celularë shfaqjen.

Disa prej të zgjedhurve mbanin ornamente në qafë e në kokë, dhe mbanin kafkat lart mbi turmat.

Më pas besimtarët Hindu ulin kafkat në tokë dhe nisin kërcimin tradicional.

Festivali një-javor i Gajan i kushtohet zotave hindu Shiva, Neel e Dharmaraj.

Fotografi Avishek Das, thotë se në ditën e fundit të kalendarit vendas, zakonisht mesi i prillit, të devotshmit adhurojnë trupat e të vdekurve për të kënaqur zotin Shiva, i cili besohet se sjell reshje dhe të korra të mira, në traditën më shumë se 100-vjeçare.

Tema qendrore e festivalit të para-korrjeve është kënaqësia e dhibjes jo-seksuale, devotshmëria e sakrifica.

Në të tjera evente në rajon, burrat e Krishnadevpur shpojnë veten me shufra hekuri për të treguar besnikërinë e tyre ndaj Shiva.

FOTO GALERI
1/10
Besimtarët kërcenin sot me kafka njerëzore në duar në rrugët e qytezës Bardhaman në Indi, si pjesë e festivalit tradicional për të kënaqur një prej zotave Hindu.

Top Channel