Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një telefonatë me kandidatin e PS në Dibër, Dionis Imerajn.
Rama nuk ka kursyer batutat dhe ironitë kundrejt kundërshtarëve, duke e cilësuar Xhelal Mziun si azilanti i Kamzës, kurse LSI-në si partia e kontrollorëve ajrorë.
Ai ka theksuar se ‘Rruga e Arbrit’ do të realizohet brenda këtij viti, me shpresë para afatit.
BISEDA RAMA-IMERAJ
Rama: Dionis si je?
Imeraj: Njerëzit po i takojmë një nga një. Ka frymë shumë pozitive!
Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai?
Imeraj: Ai bën xhiro më duket se nuk ka bërë as vaksinën ai infekton njerëzit nëpër klube. Shumë frymë pozitive do ta mbyllim me sukses, kam shumë besim.
Rama: Po kjo partia kontrollorëve ajror?
Imeraj: Kjo nuk është asgjëkund. Dalin nëpër terren, por nuk kanë potencial, ka humbur fare.
Rama: Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur.
Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit do të realizohet brenda këtij viti dhe si zoti dhe para afatit.
Top Channel