Pranë gjurmëve te Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha bëri premtimin kryesor për artistët.
“Une dhe PD zotohem se do e ri ndertojme aty ku ishte ashtu sic ishte dhe me infrastrukturen e nevojshme. Do coj para drejtesise urdheruesit dhe ato qe e shemben”.
Statusi për 20 mijë artistë është një ndër pikat kryesore te programit te Partisë Demokratike, për artin, kulturën dhe trashëgiminë.
“Financime ne nivelin e rajonit tek defiskalizimi. Pavaresia e plote e institucioneve te artit dhe kulturës. Statusi i mbi 20 mije individëve, artisteve shqiptar. Dhe beja e aksesueshme per publikun ne teresi”.
Demokratët propozojnë qe edukimi i artistit të bëhet i detyrueshëm qe ne moshë te hershme.
“Me edukimin artistik, me muzike, dhe ne fusha te tjera qe arti dhe kultura te jene pjese e edukimi te femijeve ne sistemin parashkollor, nga klasa e pare, pse jo qe nga kopshti, dhe deri ne gjimnaz”.
Kryedemokrati Basha foli edhe per diplomaci kulturore ne funksion te integrimit ne Bashkimin Europian.
“Si perqasja me e mire dhe dinjitoze per realizimin e funksionit tone per anëtarësimin ne Bashkimin Europian”
Si kandidat për Kryeministër, Basha u zotua se fokusi i tij nuk do jetë vetëm ekonomia, por edhe arti e dija.
Top Channel