Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur në emisionin “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnjaja për bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve të trafikut ajror duke thënë se është grusht shteti dhe kjo çështje do të ndiqet penalisht.

Balluku: Tashmë kontrollorët e trafikut ajror rrinë brenda ndërtesës duke u ruajtur nga fakti i mos braktisjes së detyrës. Detyrën e kanë braktisur, pavarësisht se çfarë mundohet të justifikojë avokati i tyre, i cili fatkeqësisht besoj se është personi që i ka hedhur në këtë aventurë duke i thënë që janë ligjërisht në rregull. Kishte njerëz që dëshironin të qëndronin në tavolinë dhe i thonin kolegët që çohu ikim dhe ikën.

Dyrnjaja: Përtej kësaj, thoni që është grusht shteti. Ishte emocional termi?

Balluku: Po. Nuk e kam aspak emocional. Që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare janë faktet që flasin. Në këto momente, e keni të qartë situatën, kemi një grup uzurpatorësh, të cilët kanë vendosur të qëndrojnë brenda në ndërtesë me duart lidhur për të mos braktisur punën, pra të mos penalizohen dhe të mos largohen nga puna. Është skenar i mirëmenduar. Thonë që jemi në detyrë, por jo të aftë për të operuar. Po pse? Nuk janë të aftë për të operuar sepse paga nga 4 milionë e 443 mijë lekë, ka shkuar 2 milionë e 400 mijë lekë. Ky kontrollon nuk punon dot se është i stresuar se do dopion e rrogës por me minus 60% trafik. Ndihet i stresuar se nuk arrin të marrë mbi 4 mijë dollarë.

Është kapriço e nxitur nga politika. Kemi bërë kallëzimin penal dhe duhet të nisë puna me drejtësinë. Hapat juridikë do t’i bëhen të ditura atyre personave që kanë lidhje me këtë proces, shpresojmë që të kenë marrë përsipër të gjitha pasojat se është çdo shqiptar është i prekur.

Dyrnjaja: Keni një ide se kur do të nisin fluturimet, të paktën për çështjet e emergjencës sikurse janë dhe vaksinat?

Balluku: Kemi marrë masat paraprake kemi nisur punën për t’i dhënë një zgjidhje, besoj do të jetë një zgjidhje e shpejtë se nuk mund të qëndrojmë të varur dhe të kapur nga kjo çetë. Besoj se aty ka njerëz të përgjegjshëm se nuk ka mundësi që të gjithë të duan t’i bëjnë keq shqiptarëve. Besoj se aty ka njerëz me vlera që janë mirënjohës me pagat që kanë. Një pagë e një kontrollori është e vlefshme me 7 paga, gjysma e pagës, pra pavarësisht 40% që është ulur, 2490 dollarë mbahen 10 shqiptarë. Në kohë pandemie njerëzit mbahen bashkë, kjo është hera e parë e një sjelljeje harbute. Janë persona të lidhur me partitë politike, jemi të sigurt që persona i kanë shtyrë drejt një rruge që nuk ka të bëjë fare me këta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA