Video e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt/ Breshëria e plumbave në makinën e “Kumbarit” të Shkodrës mbrëmjen e së dielës

06/04/2021 01:21

Top Channel ka siguruar pamjet e momentit të ekzekutimit me breshëri plumbash të Bardhok Pllanajt mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur Pllanaj përballet me të shtëna nga të gjitha anët.

Ndonëse është errësirë, duket qartë se si përplasen plumbat me automjetin tip “Range Rover” me të cilin ai po udhëtonte. Në vendin e ngjarjes u gjetën 79 gëzhoja plumbash që ishin drejtuar ndaj Pllanajt, i njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në lagjen “Dobraç”, kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u konstatua një makinë e djegur rreth 250 metra pa shkuar tek rruga kryesore, ku ndodhej mjeti “Range Rover”, në të cilin u ekzekutua Pllanaj. Në automjetin e djegur, Volksëagen Passat, u gjetën dy armë automatike, dy krehër automatiku dhe dy gëzhoja, të cilat u morën me cilësinë e provës materiale. Ndërsa në automjetin e Pllanajt, u gjetën dy aparate telefoni, njëri i dëmtuar, njëri në gjendje të rregullt, qe është dërguar për ekspertim laborator kriminalistik Tiranë.

Në vendin ku u qëllua Pllanaj, u mor në pyetje një person, i cili deklaroi se tek rruga e Bajpasit nuk kaloi as makinë as persona në këmbë. Dyshohet se vrasja ishte e mirë organizuar me më shumë se dy autorë, të cilët kanë bashkëpunuar me persona të tjerë të cilët kanë ruajtur viktimën për lëvizjet e tij.

Pllanaj kishte qenë me bashkëshorten e tij në spitalin e Shkodrës tek nëna e sëmurë dhe pasi ka dalë nga aty ka shkuar për në banesën e tij në Dobraç, ku më pas u qëllua në një distancë rreth 50 metra.

Top Channel