“Spiderman” i Ardian Isufit/ Ekspozita, heroi i mirë është zëvendësuar nga një ujk kërcënues

06/04/2021 15:50

Spiderman quhet ekspozita më fundit e artistit Ardian Isufi, i cili përveç imazheve na përfshin edhe me këtë instalacion.

Një ujk I balsamosur i veshur me çizmet e Spiderman. Heroi tashmë nën petkun kërcënues, jo në atë shpëtues.

“Veprat janë integruar jo vetëm thjesht Brenda Galerisë 70, por duke pasur parasysh edhe pjesën jashtë saj. Duke krijuar një kontakt me publikun dhe një reflektim qysh nga momenti kur ai vjen në këtë hapësirë”, tha  Isufi.

Artisti na sjell nëpërmjet ekspozitës kaosin e kohës post moderniste. Në një kohë të tillë mitet nuk janë ato që kanë qenë, ose ato kanë fituar kuptime të reja.

“Në post modernizëm mitet kanë rënë. Ashtu si Spidermani dhe heronjtë mitikë. Në të gjithë këtë kemi dhe ujkun që duket sikur ka marrë emërtimin e tij nga një Spiderman shpëtues në një Spiderman kërcënues”, tha artisti.

Paralelisht në shtëpinë e ankandeve Christies një vepër e Banksy, ku duket një fëmijë që ka lenë në kosh superheronjtë si Batman dhe Spiderman dhe luan me një infermiere, është shitur me vlerën e 14.4 milionë pound.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA