Lepuri i Pashkës është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë pas një mungese atje prej më shumë se 1 viti, edhe pse tani me një pamje të re.

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë, Jill Biden, u shoqëruan nga lepuri i Pashkës, të hënën, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar festën dhe madje shfrytëzuan rastin që ti kërkojnë amerikanëve të vaksinohen.

Edhe gazetarët në sallën e konferencave për shtyp të Shtëpisë së Bardhë janë surprizuar nga i ftuari special. Me maskë mbrojtëse në fytyrë, lepurushi i Pashkës, ndaloi pranë secilit prej tyre duke u dhuruar edhe vezën e Pashkës.

Vitin e kaluar, lepuri i Pashkës mungoi në Shtëpinë e Bardhë për shkak të pandemisë. Ky është viti i dytë radhazi që gjuetia e famshme e vezëve të Pashkës në Shtëpinë e Bardhë, që mbahet tradicionalisht në lëndinën jugore dhe që tërheq me dhjetëra fëmijë, është anuluar për shkak të pandemisë.

Ceremonia mbahet zakonisht që nga viti 1878.

 

Top Channel