Covid-19/ Nga se përbëhet secila vaksinë zyrtare, dhe si funksionojnë ato? (Fotot)

06/04/2021 17:46

Fushata më e madhe botërore e vaksinimit, e kryer ndonjëherë nga njerëzimi është në zhvillim, teksa vende përpiqen të krijojnë imunitetin e tufës në popullatat e tyre me shtimin e përpjekjeve të imunizimit.

Deri në mars 2021 nëntë vaksina kryesore po përdoren kundër virusit SARS-COV-2. Miliarda njerëz po presin në radhë për t’u vaksinuar ndërsa disa qindra miliona doza tashmë janë shpërndarë në popullata.

Por nga se janë të përbëra vaksinat?

Sipas analizes se rrjetit nga Hong Kong, SouthChinaMorningPost, të gjitha vaksinat kundër Covid -19 përmbajnë atë që quhet “ingredienti aktiv”, që është elementi biologjikisht aktiv në një mjekim farmaceutik.

Vaksinat e koronavirusit përmbajnë tre ingredientë kryesorë aktivë.

mRNA është elementi i përdorur nga vaksinat e Pfizer dhe Moderna (RNA në anglisht quhet materiali gjenetik ARN), në vaksinën e Oxford-Astra-Zeneca dhe Johnson&Johnson përdoret metoda e vektorit viral, ndërsa vaksina kineze Sinovac përdor metodën e virusit të deaktivuar.

mRNA quhet ndryshe “mesazheri në acidin ribonukleik” dhe është materiali gjenetik që i urdhëron trupin të krijojë proteina.

Ndersa Vektori viral është versioni i modifikuar i virusit të padëmshëm, që dërgon informacione të rëndësishme te qelizat tona.

Metoda e virusit te deaktivizuar; ky i fundit është i rritur në laborator dhe më pas është vrarë për të shkatërruar aftësinë e tij të shkaktimit të sëmundjes.

Të gjitha metodat kanë të njëjtin objektiv: Të aktivizojnë krijimin e anti-trupave nga trupi i njeriut për të luftuar koronavirusin.

Studiuesit thonë me siguri se nga vaksinat askush nuk infektohet me koronavirus dhe se ato nuk ndërhyjnë në ADN-së e njeriut. Përveç ingredientëve, përbërësi kryesor i vaksinave është uji.

Vaksiant përmbajnë gjithashtu disa tipe kripërash që stimulojnë reagimet trupore për krijimin e anti-trupave. Sheqernat ndihmojnë në stabilizimin e vaksinës në temperatura të ulëta ndërsa kimikatet si Polysorbate 80 ndihmojnë në ruajtjen e vaksinës të tretshme në ujë. Ato përdoren gjithashtu në ushqime si akulloret.

Shqetësime janë ngritur nga besimtarë katolikë për lidhjet e prodhimit të vaksinës me abortin, prej përdorimit të materialeve nga fetuset e bebeve të vdekura ose të abortuara. Disa nga kompanitë prodhuese thonë se qelizat fetale te përdorura prej tyre, janë rritur në laborator prej fetuseve të vdekura prej viteve 1970 e 1980-të.

Shqetësime janë ngritur dhe nga ente të klerit musliman për përdorimin e qelizave të derrit në faza të ndryshme të prodhimit, për çka raportohet se është preferuar vaksina kineze.

Pfizer, Moderna e Johnson&Johnson thonë se përdorin qeliza fetusesh njerëzore për krijimin e vaksinave por dozat finale të injektuara nuk kanë përmbajtje të tyre.

Vatikani ka folur mbi çështjen duke thënë se “është moralisht e pranueshme të merren vaksina të Covid-19 nga fetuse të abortuara që janë përdorur gjatë procesit të kërkimit dhe prodhimit”.

Teksa prodhuesit rrisin prodhimin e vaksinave prej kërkesës, ingredientët e tyre duket se jane të mjaftueshëm për të gjithë popullsinë e botës.

 

FOTO GALERI
3/10
Vaksinat e koronavirusit përmbajnë tre ingredientë kryesorë aktivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA