Ivi Kaso dhe Fabian Topollaj janë përplasur në studion e “Top Talk” për cështjen e ngjashmërisë së logos së PD dhe BD në fletën e votimit.
Kolegji Zgjedhor pranoi ankesën e PD dhe kërkoi që BD të ndryshojë logon që do të vendoset në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Topollaj pretendon se Kolegji bëri sikur nuk e di që logo e vendosur në fletën e votimit nga komisioneri është e pa propozuar nga BD.
Debati në studio
Kaso: Ka patur kontestime nga ana e BD, të cilët kanë propozuar një logo disi të ristilizuar por përsëri nuk e plotësonte kriterin ligjor të mos ngatërrueshmërisë me logon e subjektit tonë. Shkronja D sjell ristilizim. E zmadhuar mund të jetë e qartë, por e aplikuar në fletën e votimit, ngatërrueshmëria ishte e qartë dhe kjo u konstatua jo vetëm nga komisioneri publik por edhe nga kolegji zgjedhor, i cili vendosi që logot ishin të ngjashme dhe mund të ngatërronin njerëzit dhe për këtë arsye subjekti i BD duhet të garonte me një logo tjetër.
Topollaj: Ne nuk na është lënë mundësia të krijojmë një logo tjetër, gjithsesi për ne kjo nuk përbën ndonjë problem. Si të gjithë partitë e tjera politike, ne kemi të njëjtën logo që kur jemi krijuar ditën e parë dhe nëse do të ishte e qëllimshme, nuk do të kisha asnjë arsye për të thënë që nuk përbën problem për Bindjen Demokratike që ka një lloj diskriminimi se nuk duhet të prezantohet në fletën e votimit me logon e saj por me një logo që nuk ka të bëjë fare me BD.
Duke qenë se vetë unë, përfaqësuesi i BD po them që për ne nuk përbën ndonjë problem, tregon gjithashtu se sa e qëllimshme ka qenë kjo gjë. Nëse duhet të themi dy fjalë për historinë, e vërteta është që BD ka dorëzuar logon e saj si të gjithë partitë e tjera që në mes të marsit dhe vetëm ditën e miratimit të fletës së votimit, PD ka ngritur shqetësimin e ngjashmërisë së logos. Pavarësisht se ligji i njeh të drejtën BD për të ruajtur logon, ne në cast kemi shprehur gatishmërinë për ta ristilizuar logon për të mos pasur asnjë pretendim nga palët e tjera. Ne jemi në kushtet që nuk e di ende me çfarë logo do të përfaqësohet partia ime në fletën e votimit. Ivi Kaso e di më mirë.
Kaso: E sigurt që nuk ka për të qenë e ngatërrueshme me logon e PD.
Topollaj: KAS gjykoi që logo e BD duhet të qëndronte dhe nëse duhet të hiqej një logo, duhet të ishte e PD për shkak se është subjekt zgjedhor më i ri se Bindja sepse vetë e dini sepse është pjesë e një koalicioni i krijuar në mars. Në kuptim të ligjit, BD si para dy vitesh, ishte më e vjetër.
Kaso: Më i ri se Bindja sipas BD. Fabiani po sqaron pozicionin që Kolegji Zgjedhor e hodhi dje poshtë.
Topollaj: Kolegji Zgjedhor nuk tha që ka ngjashmëri.
Kaso: Po nuk do kërkonte ndryshimin nëse nuk do kishte ngjashmëri.
Topollaj: Kolegji Zgjedhor ka bërë sikur nuk e di që logo e vendosur në fletën e votimit nga komisioneri është e pa propozuar nga BD. Këtë ka bërë kolegji.
Top Channel