Identifikohen modelet e skandalit në Dubai/ Shumica nga Ukraina, të zbuluara prej tatuazheve (fotot)

05/04/2021 17:26

Modelet e zhveshura të organizuara nga një agjenci pornografike izraelite, që u arrestuan sot për imoralitet në Dubai, janë nga Ukraina si dhe vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, përfshi Rusinë, Bjellorusinë dhe Moldavinë.

Mediat në Moskë identifikonin gjithashtu një qytetar rus, si organizator të sesionit ‘imoral’ të fotografive, në ballkonin e një apartamenti në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruante DailyMail.

33 vjeçari Alexey Kontsov, raportohet se ka deklaruar në polici se ishte në një apartament aty pranë nga ku ka filmuar spektaklin e grave të zhveshura, të cilat ishin postuar në llogarinë e tij të mediave sociale.

Ai pranoi se kishte bërë ‘gabimin fatal’ të shpërndarjes së pamjeve ekspozuese, çka konsiderohet krim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Agjencia ruse ‘Life’, e drejtuar nga aleatja e Vladimir Putin, ish-gjimnaste olimpike Alina Kabaeva, shkruante se 40 modele ishin të përfshira në projektin që ka shkaktuar një skandal madhor në Dubai.

Një numër më i vogël vajzash të zhveshura shiheshin në foton nga prapa, për të cilën është bërë dhe zhurma më e madhe.

Disa media thonë se vajzat janë organizuar nga një agjenci izraelite pornografie, çka mund të shkaktojë probleme serioze mes dy vendeve që para pak muajsh kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike.

Dy ukrainase në të 20-at e tyre janë emëruar si Yana e Diana, në cilat në llogarinë e tyre në Instagram shihen duke drejtuar një gamilje, ndërsa janë identifikuar në fotot ‘e ndyra’ të ballkonit nga tatuazhet e tyre te vecanta.

Një tjetër modele ukrainase Dariya Khorunzhenko, 19 vjeçe nga Poltava, ishte mes grupit të fotografisë.

Modelet ukrainase Ekaterina Kashenko, dhe Sophia Tkachuk, janë gjithashtu mes grupit.

Të gjitha modelet e identifikuara nga mediat kanë postuar së fundmi video ose imazhe të qëndrimit të këtyre ditëve në Dubai.

Agjencia ruse Mash, raportonte se në sesionin fotografik përfshihej dhe bija e një biznesmeni e ish-bankieri të njohur vendas. Por vajza mohonte sot se ka qenë në skenat famëkeqe të lakuriqësisë.

Mediat thonin se organizatoret i perkasin deges izraelite te nje faqeje te njohur pornografie.

Marrëveshja e vendosjes se lidhjeve mes Emirateve dhe Izraelit u arrit vetëm në 15 shtator të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e SHBA.

Legjislacioni në EBA dënon lakuriqësinë dhe ‘sjellje të tjera imorale’, me dënime nga gjashtë muaj burg deri në 5,000 dirham ($120) gjobë.

Në vend dënohet gjithashtu shpërndarja e materialeve pornografike.

Policia e Dubait tha se të arrestuarit janë referuar në prokurori.

“Kjo është një sjelle e papranueshme dhe nuk reflekton vlerat dhe etikën e shoqërisë së Emirateve”, thuhej në deklaratën e policisë.

Lexo per fotot:https://top-channel.tv/2021/04/05/dubai-incidenti-me-modelet-e-zhveshura-rrezikon-marredheniet-e-fresketa-mes-izraelit-dhe-emirateve-te-bashkuara-arabe-fotot/

FOTO GALERI
9/13
Ukrainasja Sophia Tkachuk gjithashtu u identifikua

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA