Studimi: Kafshët krijojnë traditat e tyre kulturore, njësoj si njerëzit

02/04/2021 11:12

Kafshët mund të krijojnë dhe mbajnë kulturat e tyre ashtu si njerëzit,thotë një shkencëtar.

Andrew Whiten, i cili rishikoi dekada të hulumtimit në këtë fushë, po sfidon idenë se vetëm njerëzit kanë kulturë, duke na ndarë nga kafshët.

Ai thotë se njerëzit nuk mund ta konsiderojnë veten unik në tiparet e të mësuarit nga të tjerët.

Në studimin e tij, Whiten shpjegon se ka prova vërtetojnë ekzistencën  e kulturës dhe traditave dhe këtu përshin një larmi gjitarësh, zogjsh, peshqish dhe insektesh.

Profesori ndalet te elefantët matriarkë, të cilët, sipas tij, i mësojnë njohuri dhe tradita të vegjëlve të tyre.

Bota e kafshëve dhe shpendëve mbetet një fushë, ku shkencëtarët kanë shumë për të zbuluar. Pavarësisht zbulimeve për dekada e shekuj me radhë, duket se duhet kohë për të mësuar më shumë për botën e egër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA