Ekspozita e Helidon Halitit/ Piktura, portrete dhe autoportrete të realizuara gjatë pandemisë

02/04/2021 20:27

“Ne jemi të bërë nga e njëjta substancë e ëndrrave; dhe jeta jonë e shkurtër përmbahet në hapësirën dhe kohën e një ëndrre ”. W. Shakespeare.

Artisti pikturon për të tejkaluar frikërat e veta, për të komunikuar perceptimet dhe ëndrrat e tij, Ekspozita vetjake e Helidon Halitit, rrugëton nëpër shtigjet ndjesore brenda qenies së artistit, ku ai falë pikturës ka arritur të shpërfaqë jo vetëm botën e tij shpirtërore, por dhe të reflektojë mbi të përditshmen që e rrethon.

Helidon Haliti: Pandemia bëri që ta ngjiste këtë ekspozitë për të dhënë atë se si unë e kam parë veten para viteve 90 dhe se si e kam parë veten gjatë trysnisë së një reminishence të sjellë në lock down e famshëm. Bashkë kemi biseduar në studion time pikërisht për këtë.
Element tjetër që përcjell një mesazh të forte është simbolika e veshit. Veshi që dëgjon dhe ai që lidh dy botë, atë jashtë dhe brenda artistit.

“Duke filluar që nga dhoma e parë, dhoma e veshëve, sepse secili i koncepton me mënyrën e tij. Një nga artistët që pa ekspozitën vuri re që në autoporteretet e mia mungon veshi dhe ato janë në dhomën e parë si për të thënë që edhe muret kanë veshë”.

Sipas kuratorit, imazhet që ne shohim këtë ekspozitë vetjake të Helidon Halitit nuk janë gjë tjetër, por fragmente të jetuara në një ëndërr, me qëllimin e vetëm për të shprehur dhe përcjellë ato ndjesi të tija që e nxisin për të zgjidhur tensionet e akumuluara gjatë përjetimit të ëndrrës, këtej dhe andej

ekzistencës.
“Dhe më pas përfundon në një piramidë portretesh si për të thënë që ndonjëherë jemi dakord me sistemin vertikal dhe më atë horiyontal dhe mbyllet pikërisht me një vend që ishteë bosh, me babin tim. I cili në një moment të caktuar pasi u largua, thotë që “nuk u vaksinova”.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA