Ndihmësja e deputetit vdes nga rryma elektrike pasi celulari i bie në vaskë gjatë banjës (fotot)

31/03/2021 16:46

25 vjeçarja Anastasia Scherbinina, ka vdekur nga një tronditje e fortë elektrike kur celulari i ra nga dora në vaskë gjatë banjës. Ajo bëhet kështu e reja më e fundit që humbet jetën nga pakujdesia e shoku elektrik i mjeteve të teknologjisë.

E reja ruse vdiq në shtëpinë e saj në Novosibirsk teksa ishte duke karikuar celularin e saj duke bërë banjë. Ajo më parë kishte punuar si ndihmëse e deputetit të zonës.

Tragjedia vjen pas disa paralajmërimesh nga autoritetet ruse dhe policia, prej disa vdekjeve nga rryma elektrike, të njerëzve që përdorin celularët e tyre në vaskë.

“Ajo kishte marrë celularin në vaksë, të cilin e kishte vënë në karikim me një zgjatues. Vajza vdiq në moment nga rryma elektrike”, thuhej në një raport të policisë.

Në janar, djali 12-vjeçar i lektores ruse Anastasia Sosnovskaya u vra kur celularii tij iPhone 4 rrëshkiti nga ana e vaskës ku e kishte lënë.

Një muaj më herët, 24 vjeçarja Olesya Semenova, u gjet e vdekur në të njëjtën mënyrë në shtëpinë e saj në Arkhangelsk.

15-vjeçarja Anna K, u vra në Moskë nga rryma elektrike duke bërë banjë në vaskë. 26 vjeçarja ekonomiste Evgenia Shulyatyeva, u gjet e vdekur në vaskë nga nëna e saj në Kirovo-Chepetsk.

Kampionia adoleshente e arteve marciale Irina Rybnikova, vdiq në moment kur celulari i saj iPhone i ra në vaskë në shtëpinë e saj në Bratsk, Siberi.

Një djalë 26 vjeçar, talent matematike i diplomuar në një universitet të famshëm rus është gjetur i vdekur në shtëpi në të njëjtën mënyrë.

FOTO GALERI
4/5
26 vjeçarja ekonomiste Evgenia Shulyatyeva, u gjet e vdekur në vaskë nga nëna e saj në Kirovo-Chepetsk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA