Një dron vetërvasës i rebelëve jemenitë Houthi është rrëzuar me shpërthim nga një gjuajtës F-15 i Arabisë Saudite pas intercpetimit në një rajon malor kufitar.
Në pamjet dramatike video, të marra nga ushtarakët tregohet droni i kategorisë Qased që fluturon para se të dëgjohet zjarri i mitralozëve kunër tij.
Më pas shihe raketa që fluturon drejt dronit duke shpërthyer në hapësirën pranë tij, duke dëmtuar dronin, i cili humbet forcën dhe bie përtokë.
Disa çaste më vonë gjuajtësi amerikan F-15 i forcave saudite, i cili kishte lëshuar raketën interceptuese, shihet duke kaluar në qiell pas incidentit.
Nuk është e qartë koha apo vendi i saktë i pamjeve të kapura.
Por kjo nuk është hera e parë që dronët sulmues të rebelëve jemenitë Houthi interceptohen nga Arabia saudite.
Muajin e kaluar Riadi njoftoi neutralizimin e sulmi me raketa mbi qytet, si dhe me dronë të ngarkuar me mjete eksplozive.
Një koalicion ushtarak i drejtuar nga Arabia Saudite po lufton në Jemen kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, çka ka futur në krizë humanitare vendin e varferuar.
Në 2019, një aeroport saudit është goditur nga raketat e rebelëve jemenitë, duke lënë më shumë se 20 njerëz të plagosur.
Top Channel