Jason Derulo dhe partnerja e tij, në pritje të fëmijës së parë (Fotot)

29/03/2021 14:19

Këngëtari, Jason Derulo, ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba.

Jason Derulo dhe Jena Frumes filluan të dilnin me njëri-tjetrin, pak para pandemisë së koronavirusit.

Të dielën, e dashura e këngëtarit 31-vjeçar, njoftoi se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. “Mami dhe babi”, shkroi modelja, në videon e veçantë, teksa i ati puth barkun e rrumbullakosur.

Nuk mund të isha më i ngazëllyer se kaq për këtë kapitull të ri në jetën tonë“, shkroi Derulo, në profilin e tij, në “Instagram”.

Gushtin e kaluar, Derulo, tha për PEOPLE se u takua me 26-vjeçaren, Frumes në palestër pak para pandemisë së koronavirusit dhe të dy filluan të takoheshin më vonë. Ata shpesh krijojnë video së bashku për “TikTok” dhe shpërndajnë foto të shumta me njëri-tjetrin në Instagram

FOTO GALERI
2/15

Top Channel