“Nostalgji muzikore” është kthyer në një ndër rubrikat më të dashura të së Diellës, duke sjellë çdo javë personazhë të njohur të skenës shqiptare.

Këtë herë ishte i ftuar këngëtari Robert Berisha, i cili foli gjerësisht mbi jetën e tij dhe jo vetëm.

Ai është komentuar shumë së fundmi për një lidhje me modelen italiane Maria Bove.

I pyetur në lidhje me këtë, këngëtari tha se nuk ka me modelen asgjë tjetër përtej miqësisë, teksa u shpreh se:

“Kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ka ardhur për punë në Kosovë … Deri te ajo puthja që ka ndodhur me të, s’kam pasur bateri në telefon dhe s’e kam parë për t’i thënë që ta fshijë sepse nuk është ndonjë gjë e madhe” – sqaroi Berisha.

Kush do të jetë i ftuari i javës së ardhshme, dhe çfarë të rejash na presin?

E zbulojmë të dielën, si gjithmonë vetëm në ekranin e Top Channel.

Top Channel