Pikëllimi dhe drita e poetëve/ Sonte në Exclusive, dy lirikët, Frederik Rreshpja dhe Fatos Arapi

28/03/2021 09:52

“Më duhet të pranoj që unë kam qenë gjithmonë i braktisur”,  ka pohuar Frederik Rreshpja në vitin 1998. Fati i kishte rezervuar shumë dhjetorë në jetën e tij.

Akull dhe dimër në larmishmërinë e stinëve të saj. I burgosur, i ringritur me një tis bohemi e me magjinë për të shndërruar në art në zakonshmen, Rreshpja mbetet një poet i rrallë.

 “Ai ka qenë një lirik i mirëfilltë“, tha Bardhyl Londo.

 “Shqipëria nuk është fort e dashur me artistët, shumë mendje të bukura kanë ikur prej këtij vendi. Ishte faji I kohës, edhe koha nuk ishte e dashur me të“, tha Sadik Bejko.

Së bashku me të, shkrimtari dhe veçanërisht poeti Fatos Arapi lartësoi lirizmin. Arapi i këndoi shpresës, lirisë, erosit dhe dashurisë

 “Edhe nëse ka poezi të tjera ato që do tambajën gjatë është përshkrimi i tij i dashurisë. Prandaj thotë, si të desha pak më shumë“, tha Agim Baci.

Ata të dy kishin një të përbashkët të madhe.

Të dielën në 20.15 në Exclusive.

Top Channel