E habitshme! Linda Rei dhe Shqipe Hysenaj, në një mendje për ‘homofobinë’

28/03/2021 12:51

Të ftuara, në rubrikën “Trotuar”, në emisionin “E Diell”, Shqipe Hysenaj dhe Linda Rei japin mendimin e tyre për ‘homofobinë’.

Pasi Bledi Mane e akuzon ish-konkurenten e “Për’puthen” si homofobe, duke kujtuar debatin e saj me Gracianon në “Për’puthen”, Shqipja kundërshton. “Unë nuk e gjykoj, thjesht nuk e pranoj të kem një të dashur të tillë”.

Linda Rei vazhdon komentin e Shqipes: “Unë asnjëherë, në asnjë intervistë, nuk kam dashur t’i ndërroj mendjen askujt, nëse të pëlqej faleminderit, nëse nuk të pëlqej, faleminderit njësoj. Nëse është apo jo homofobe, nuk na përpuq asgjë dhe nuk na lidhen jetët tona, kështu që ashtu e ka mendimin, le ta mbajë”.

Shqipja shton se është pro familjes, por nuk i gjykon “persona si Linda”.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel