Rënie tmerri/ Skiatori kampion i Norvegjisë në gjendje kome pas humbjes së kontrollit e përplasjes nga hedhja (Pamje të rënda)

27/03/2021 15:39

Kampioni i Norvegjisë për kërcimin me ski Daniel-Andre Tande, është dërguar sot me urgjencë në spital me helikopter pas një rënie horrori gjatë konkurrimit në kupën e kërcimit me ski në Slloveni.

27-vjecari që ka fituar medalje të artë në Olimpiadën Dimërore të 2018, po kryente garën e kërcimit individual në pistën e kryeqytetit Ljubljana dje, para se të humbiste kontrollin e rënies.

Pamjet e tmerrshme video tregojnë sesi Tande rrëzohet ashpër në rrëpirën e rënies, duke u rrokullisur disa herë gjatë dishezës.

Grupet e emergjencës thanë se Tande ishte vendosur në gjendje kome të induktuar para se të dërgohej me helikopter në spital në kryeqytetin slloven.

Mjekët thanë se ai u trajtua për rreth 30 minuta para se të vendosej në helikopter.

Më vonë skuadra e tij tha se skiatori kishte pësuar thyerje të kockave të qafës dhe do të mbahej në gjendje kome për 24 orë deri në vlerësimin e plotë të gjendjes së tij, por shtoi se plagët nuk duken kërcënuese për jetën.

Dr Tomislav Mirkovic, i spitalit të Tande tha mbrëmë se testimet paraprake dukeshin ‘pozitive’ dhe do të përsëriten pas 24 orësh.

Kreu i grupit Clas Brede Brathen sthaaid: “Jemi mirënjohës për ndihmën e parë mjaft profesionale që i aksidentuari mori pas rënies. Megjithse rënia dukej dramatike, në diagnozën e parë plagët e Daniel nuk duket se janë kërcënuese për jetën”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel