Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar se qytetarët duke nisur nga dita e hënë do të mund të aplikojnë apo të marrin informacion lidhur me bërjen e vaksinës, në portalin qeveritar “E-Albania”

Sipas ministres Manastirliu, porta e parë për qytetarët do të jetë mjeku i familjes por edhe për ata që dëshirojnë të aplikojnë vetë për vaksinën, do mund të aplikojnë nëpërmjet portalit dhe më pas të marrin datën kur ata do të bëjnë vaksinën.

“Mënyrë që do të lajmërohen nga mjeku i familjes. Ata që do zgjedhin për tu futur në listën e vaksinimit. Do jetë nga mjeku i familjes është porta e parë ku qytetari troket. Nga ana tjetër do të jetë, lajmësi i qytetarit për të kryer vaksinimin sipas moshës. E kemi vendosur në plan. Do lajmërohen nga mjeku i familjes, por do i japim mundësinë qytetarëve që edhe të mundet të aplikojnë apo të kërkojnë për tu vaksinuar apo kërkojnë që të dinë datën e vaksinimit. Mjafton që të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe të bëjnë kërkesën tek mjeku i familjes. Por nga dita e hënë do të ketë edhe nëpërmjet portalit “E-Albania”. Një aplikim të përcaktuar për kërkesë për vaksinim” tha Manastirliu. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA