PS nis fushatën elektorale
25/03/2021 18:21
Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën nga sheshin “Skënderbej” për zgjedhjet e 25 prillit.
Ndryshe nga Partia Demokratike që ka mbledhur qindra mbështetës në këtë hapje fushate, PS ka vendosur që të pranishëm te ketë vetëm 152 kandidatët në sheshin “Skënderbej”. Atje nuk ka të pranishëm militantë apo mbështetës, masë kjo e marrë për shkak të rregullave të imponuara nga Covid-19.
Nga ana tjetër në sheshin “Nënë Tereza” po vijon me prezantimin e kandidatëve të saj, Partia Demokratike.
Top Channel