Bledi Mane: E dashur ambasadore, do votoj Tom Doshin, jo Fatmir Mediun

25/03/2021 22:01

Nga Bledi Mane:

320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë. Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë. U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.

13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhé. I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet. Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste. Ndërkohë mileti pret që Ambasada Amerikane të sanksionojë edhe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës, ti e dashur Yuri Kim çdo ditë i je qepur kandidatit tjetër Tom Doshi ta ndalosh për të kërkuar votat e elektoratit.

Më thuaj, më trego e proklamo krimet e Tomës. Më oriento duke faktuar nëse Tom Doshi ka qenë ndonjëherë në pushtet si ministër, ka vrarë apo ka vjedhur paratë publike, është hetuar apo dënuar për krime e çfarë borxhi i ka Amerikës ky politikan shqiptar?

Jam elektorati në dilemë që nuk di për kë të votoj më 25 prill. Unë sapo të tregova 26 të vrarët e Gërdecit të Fatmir Mediut, është rradha jote ambasadore të më tregosh Gërdecin e Tom Doshit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA