Fiks Fare siguroi dhjetëra dokumente nga spitalet e Shqipërisë dhe spitalet e Maqedonisë së Veriut për blerjen e oksigjenit. Gazetarët krahasuan pikërisht çmimet për blerjen e 1 litri. Spitali Rajonal i Korçës e blen 1 litër për plot 135 lekë të rinj. Ndërkohë, Spitali i Shkupit e blen për vetën 68 lekë. Pra, Korça e blen pothuajse dyfish.

Ligji dhe vendimet e Këshillit të Ministrave parashikojnë se firmat “janë të detyruara ligjërisht që të vetëdeklarojnë çmimet e shumicës dhe të pakicës së barnave në vendin e origjinës. Sipas një VKM-je, “çmimi i referencës” për Shqipërinë do të jetë çmimi më i ulët nga elementët e mëposhtëm; Çmimi që aplikohet ndër pesë shtetet referente; Çmimi i tregtimit me pakicë të barit në vendin e origjinës. Ose, çmimi i shitjes me pakicë të barit në Shqipëri duhet të jetë më i ulët ose i njëjtë me çmimin e shitjes me pakicë të tij në vendin e origjinës.

Në pikën 9 thuhet se çmimet “CIF” të deklaruara në Shqpëri do të krahasohen me çmimet e tregtimit me shumicë të shteteve referente; Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci.

Një nga shtetet referente është pikërisht Maqedonia e Veriut, fqinji jonë lindor. “Fiks Fare” ka siguruar një dokument, e cila në fakt është kjo kontratë mes kompanisë Messer dhe Spitalit Shtetëror të Shkupit. Pra, e njëjta kompani që operon edhe në Shqipëri.

Sipas këtij dokumenti, Spitali i Shkupit e ka blerë 1 litër oksigjen të lëngshëm për 34 dinar, ose 0.55 euro. Në lekë, 68 lekë. Por, sa e blejnë spitalet shqiptare 1 litër oksigjen të lëngshëm?! Ky dokument është i Spitalit të Korçës. 1 litër oksigjen i lëngshëm është blerë plot 135 lekë. Pra, dyfishi i çmimit të Spitalit Shtetëror të Shkupit. Në të dyja rastet, furnizues është firma Messer!

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA