Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass.
Mësohet se në foks të diskutimit ka qenë procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, ku është folur edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë me anë të një statusi në “Twitter” Varhlyi shprehet se bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.
“Diskutim i mirë sot me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamje mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të çuar përpara procesin e zgjerimit në Bashkimin Europian, duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër COVID19 vazhdon”, shkruan Oliver Varhelyi.
Top Channel