Lëvizja e qytetarëve nga Shqipëria drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, do të jetë e ndaluar deri në 5 prill.

Autoritetet greke njoftojnë se dalja nga Shqipëria dhe hyrja në shtetin helen qëndron e mbyllur, si një nga masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë, dalja nga Greqia drejt vendit tonë, është e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Njoftimi i policisë kufitare, Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid 19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA