Dëbora ka mbuluar veriun dhe jugun e vendit, duke krijuar vështirësi në disa zona.

Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës dhe qarkullimi vijon normalisht. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

Qarkullohet me zinxhirë në Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës. Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë. Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë. Qarkullohet me zinxhirë në:

Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

Vazhdon puna për pastrimin e akseve. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

FOTO GALERI
2/8

Top Channel