24/05 15:52
Episod I frikshëm në sfidën mes Glasgow Rangers dhe Slavias së Pragës në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-tave të Europa League-s, që u mbyll me fitoren 0-2 të skuadrës çeke (u kualifikua në çerekfinale).
Në minutën e 61-të, sulmuesi i skuadrës skoceze, Kemar Roofe, kreu një ndërhyrje horror ndaj portierit të Slavias, Kolar.
“Gardiani” çek ishte I detyruar të braktiste fushën me barrelë, ndërsa Roofe u ndëshkua me karton të kuq. Se sa brutale ishte ndërhyrja e tregojmë më së miri fotot e këtij episodi. Përveçse ka një çarje të thellë dhe të gjatë, portieri Kolar ka gjithashtu frakturë në kafkë.
Top Channel