Zbulohet video që tregon se si Boçi dhe Luca janë përplasur fizikisht në një lokal në zonën e Labinotit në Elbasan. Një nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit ka filmuar momentin kur biznesmeni Luca debaton me politikanin e opozitës Boçi i cili është së bashku me shoqëruesit e tij.

Në atë pjesë të videos që disponon Top Channel duket vetëm momenti kur deputeti demokrat Luciano Boci godet me grusht biznesmenin Gjergj Luca. Ndërkohë që vetë Boci pas padisë që bëri në prokurori, tha se ai më herët ishte goditur e kërcënuar, por kishte kthyer përgjigjie.
Në videon e pjeshshmë duken disa persona që mundohet të mbajnë dhe të largojnë biznesmenin e më pas kandidati i PD e qëllon me grushta. Në pamje duket momenti kur në tokë bie një celular të cilin më pas e merr kandidati i PD Luçiano Boçi. Pas përplasjes fizike dhe verbale, Luçiano Boçi deklaroi se Luca është një rrugaç politik të cilin e denoncoi në Prokurori. Akuza bëri edhe biznesmeni i cili tha se e kishin provokuar dhe i kishin vjedhur edhe telefonin. Të dy personat e përfshirë në konflikt kanë paditur njëri tjetrin për ngjarjen.
Përplasja ndodh pak ditë pasi në Elbasan ndodhi një incident shumë më i rëndë kur militantë të opozitës dhe të socialistëve u shanë dhe përleshën mes tyre në ditën e verës, kur aty ndodheshin edhe kryeminstri Rama edhe lideri i opozitës.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA