Kandidatja e PD në Tiranë kërkon para hapur, nxjerr numrin e llogarisë bankare: Më mbështesni të futem në parlament

19/03/2021 16:31
Anduena Qefalia, kandidatja e PD në Tiranë

Anduena Qemal Qefalia, kandidate në listën e Partisë Demokratike për Tiranën, e renditur në vendin e 29 ka nisur fushatën e saj elektorale për të grumbulluar vota por edhe fonde për ta mbështetur këtë fushatë.

Kandidatja e PD, një ditë më parë ka publikuar në faqen e saj të facebook thirrjen së bashku me numrat e saj personalë të llogarive bankare ku kërkon që gjithkush që dëshiron të dhurojë para për fushatën e saj elektorale. Ajo shkruan se është duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

“ Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare”.

Kandidatja ka publikuar edhe numrat e saj të llogarisë personale. Anduena Qefalia është eksperte e financave dhe është diplomuar në Vjenë. Ajo u përzgjodh si kandidate, por edhe pse është në një vend aspak të favorshëm në listën e PD, e ka bërë një dallim, duk u bërë e para candidate që publikisht kërkon t’i dhurojnë para për fushatën.

Statusi

“I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit.

Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona.

Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision!

Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë:

Banka: Credins Bank

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

Nr. i Llogarisë: 00001500343

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

SËIFT: CDISALTRXXX

Me mirënjohje të thellë,

Anduena Qefalia”.

Ajo renditet e 29-ta në listën e Tiranës.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA