Fiks Fare/ “E rrahu në mes të rrugës”, i mituri me autizëm dhunohet nga nëna, fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin
Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.
52% të shqiptarëve nuk u intereson zgjedhja e kandidimit të opozitës, pra kandidimi me dy lista të ndryshme. 22% e tyre donin që të ishin në një listë, ndërsa 19% në dy lista.
Top Channel