Kurim me plazmën e të shëruarve/ Në Kosovë po trajtohen të sëmurët rëndë nga covid

18/03/2021 20:03

Arben Beba 22 vjeçar i është drejtuar gjatës së enjtes Qendrës për Transfuzion të Gjakut, me qëllim që ta dhurojë plazmën konvaleshente.

Madje, ai tashmë e ka gjetur edhe pacienten tek e cila do të përdorët plazma, e cila është mjeke që bën trajtimin e pacientëve me virus.

Arbeni vlerëson se ndihma për mjekët është ndihmë për pacientët.

Zëvendësdrejtoresha e Qendrës për Transfuzion të Gjakut, Hedije Mahmutaj tregon se deri tani 640 persona kanë dhuruar plazmën, megjithëkëtë vetëm 130 kanë pasur antitrupa të mjaftueshëm.

Ditëve të fundit shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale i janë drejtuar shoqërisë duke kërkuar plazmën konvaleshente për familjarët e tyre të infektuar me Covid 19.

Kjo ka bërë që edhe numri i qytetarëve që duan ta japin plazmën konvaleshente të rritet kohëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA