Haradinaj për presidentin: Pjesëmarrja në seancë do të diskutohet veçmas

18/03/2021 17:55

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sqaroi se partia që drejton ai do të jetë pjesë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Për secilën seancë tjetër, Haradinaj u shpreh se grupi parlamentar i AAK-së do të diskutojë veç e veç.”Nuk kam përgjigje sot“, tha Haradinaj, kur u pyet nëse AAK do të qëndrojë në sallë kur të votohet për postin e presidentit.

Ai i bëri këto komente pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ka nisur vizitën e tij në Kosovë, me qëllim të diskutohet procesi i regjistrimit të popullsisë së diasporës. Ditë më parë Haradinaj theksonte se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i sigurojë votat e nevojshme në kuvendin e ri për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për ta krijuar Qeverinë; dy të tretat për presidentin janë në përgjegjësinë e tyre”, ishte komenti i tij pas takimit që pati të hënën me ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ndërsa Osmani, e cila garoi në kuadër të listës së kësaj lëvizjeje, po kërkon një mandat të plotë në krye të shtetit, një pozicion të cilin e synon prej kohësh edhe vetë Haradinaj. pas takimit konsultativ me Osmanin dhe Kurtin më 15 mars, ai nuk tregoi nëse ka hequr dorë nga ambicia për postin e kreut të shtetit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA